Ndërlidhjet

Nju Jork, 80 të arrestuar në protesta


Policia amerikane ka arrestuar 80 persona, pjesëmarrës në protestat në Nju Jork.

Ata kanë qëndruar pranë Këmbimores së Nju Jorkut për më shumë se një javë, në shenjë proteste ndaj krizës hipotekare.

Autoritetet e rendit thanë se arrestimet kanë ndodhur kryesisht për shkak të bllokimit të trafikut, ndërsa protestuesit kanë kritikuar reagimin e policisë, duke e quajtur atë si "jashtëzakonisht të dhunshëm".
XS
SM
MD
LG