Ndërlidhjet

Jovanoviq: Plani Ahtisari, bazë për zgjidhjen e problemeve


Udhëheqësi i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, tha se presidenti serb, Boris Tadiq, ka humbur rastin të promovojë një politikë të re të vendit, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

I njëjti ka thënë se Plani i Ahtisarit duhet të merret si bazë për zgjidhjen e problemeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

"Ata që thonë se nuk është e mundur një gjë e tillë, ose gënjejnë hapur, ose fshehin paaftësinë e tyre", ka thënë Jovanoviq para gazetarëve në Beograd.

"Nëse tani humbasim rastin, do të mbesim edhe pa ata mekanizma të atij dokumenti që mbështesin të drejtat e serbëve në Kosovë. A do të vazhdojmë të luftojmë për atë që nuk ekziston - e kjo është shteti serb në Kosovë - apo do të fillojmë të mendojmë për serbët që jetojnë në Kosovë", është shprehur Jovanoviq.
XS
SM
MD
LG