Ndërlidhjet

Afganistani i kërkon Pakistanit të ndalojë sulmet ndër-kufitare


Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka akuzuar Pakistanin për 300 sulme me artileri në territorin afgan, që nga data 21 shtator.

I njëjti burim tha se një numër i panjohur personash kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë.

Ministria tha se nëse Pakistani nuk ndalon bombardimet, Afganistani është i gatshëm t'iu përgjigjet sulmeve.

Ushtria pakistaneze ka pohuar se ka pasur përleshje midis "forcave të saj dhe militantëve afganë", të cilat kanë zgjatur deri të shtunën, por ka hedhur poshtë deklaratat që flasin për qindra raketa dhe predha artilerie, të hedhura në drejtim të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG