Ndërlidhjet

Stefanoviq, optimist për bisedime rreth Bërnjakut dhe Jarinës


Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, është shprehur optimist se në Bruksel "do të bisedohet për vendkalimet Bërnjak dhe Jarinë".

"Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të zhvilluar bisedime për vendkalimet - në përputhje me kërkesën tonë - dhe që këto negociata të bëhen jo me Prishtinën, por me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara. Kjo është ajo në të cilën po punojmë", ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, negociatat janë e vetmja mënyrë për "zgjidhjen e krizës në vendkalime".

"Nëse një gjë e tillë konfirmohet sot ose nesër, do ta njoftojmë edhe opinionin", ka thënë kryenegociatori serb.
XS
SM
MD
LG