Ndërlidhjet

Eshton shpreh shqetësimin për situatën në Jemen


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, i bëri thirrje presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, të nënshkruajë deklaratën e Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin dhe të transferojë pushtetin, njoftoi BE-ja përmens një deklarate për shtyp.

Deklarata citon zëdhënësen e Eshtonit, Maja Kocijançiq, të ketë thënë:

“Përfaqësuesja e lartë është shumë e shqetësuar për eksalimin e ngjarjeve gjatë javës së kaluar, ndërsa dënon fuqishëm të gjitha sulmet ndaj protestuesve paqësorë. Ajo shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjarët e viktimave të këtyre përleshjeve”.

BE, siç citohet të ketë thënë zëdhënësja e Eshtonit, vazhdon të monitorojë për së afërmi situatën në Jemen dhe do të marrë parasysh veprimet e përbashkëta me Këshillin për Bashkëpunim në Gji dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG