Ndërlidhjet

Hakerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik


Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se ueb-faqja e saj zyrtare është sulmuar nga hakerët serbë, "me gjithë masat e ndërmarra kohë më parë për të shtuar sigurinë e saj".

Siç thuhet në mesazhet e hakerëve serbë, sulmi është bërë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Me këtë rast, mësohet të jenë vënë shkrime dhe simbole serbe.

Ministria thotë se ka marrë të gjitha masat që ta kthejë ueb-faqen në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër.
XS
SM
MD
LG