Ndërlidhjet

Gjashtë të dyshuar për terrorizëm, para gjykatës londineze


Gjashtë persona pritet të paraqiten sot para drejtësisë londieneze, pasi të njëjtit akuzohen për vepra të terrorizmit.

Autoritetet e rendit thonë se ata janë arrestuar muaj më parë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Brimingham.

Të njëjtat burime thonë se katër nga personat në fjalë akuzohen për përgatitjen e akteve të terrorizmit në Britani, ndërsa dy të tjerët për dështimin e zbulimit të informative në lidhje me aktet terroriste.

Dy nga të dyshuarit po ashtu akuzohen se kanë udhëtuar drejt Pakistanit për stërvitje në terrorizëm.
XS
SM
MD
LG