Ndërlidhjet

Nëna e Magnickit bën ankesë penale kundër zyrtarëve rusë


Nëna e Sergei Magnickit ka paraqitur ankesë penale kundër prokurorit të përgjithshëm rus, Juri Çaika, kundër zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Federal të Sigurisë, Shërbimit të Burgut dhe 11 gjyqtarëve, për, siç thuhet, konspiracion në vrasjen e djalit të saj.

Avokati 37-vjeçar, i cili është burgosur pasi ka akuzuar zyrtarët e Ministrisë së Brendshme për përfshirje në një skandal të korrupsionit, vdiq në paraburgim në vitin 2009, nga abuzimi dhe neglizhenca mjekësore.

Përkrahësit thonë se zyrtarët rusë kanë lënë qëllimisht pas dore shëndetin e Magnickit.
XS
SM
MD
LG