Ndërlidhjet

Rebelët kurdë- të dyshuar për sulmin në Turqi


Zyrtarët turq thonë se rebelët e dyshuar kurdë kanë vrarë një grua shtatzënë dhe fëmijun e saj gjashtë-vjeçar kur ata kanë shtënë në drejtim të policisë nga një veturë në lëvizje.

Zyra e guvernatorit të krahinës juglindore të Batmanit bëri të ditur që fëmiju më i madh i gruas, bashkëshorti i saj dhe tre policë të jenë lënduar gjithashtu gjatë sulmit të së hënës.

Mësohet se sulmuesit u vranë më vonë gjatë një shkëmbim- zjarri me policinë.

Rebelët kurdë kanë rritur së fundi sulmet ndaj policisë dhe ushtrisë turke duke vrarë dhjetëra pjesëtarë të këtyre mekanizmave që nga muaji korrik.
XS
SM
MD
LG