Ndërlidhjet

AAK: Dënohen sulmet e serbëve ndaj KFOR-it


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon fuqishëm sulmet e organizuara të bandave serbe ndaj ushtarëve amerikanë të KFOR-it, në pikën kufitare në Jarinë, gjatë ditës së sotme”, ka kumtuar Zyra e informacionit e AAK-së.

Mëtutje, në njoftim theksohet se këto sulme, AAK-ja i konsideron “veprime kundër paqes, stabilitetit, shtetit të Kosovës dhe kundër të ardhmes së përbashkët të të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë”.

“Duke i falënderuar për detyrën e rëndësishme dhe angazhimin në funskion të paqes dhe stabilitetit në mbarë vendin, AAK iu uron shërim sa më të shpejtë dhe të plotë, ushtarëve të lënduar amerikanë të KFOR-it, në zhvillimet e sotme në veri”, thuhet mëtutje në kumtesë.

AAK vlerëson se rendi, ligji dhe kushtetushmëria duhet shtrirë në mbarë territorin e Kosovës dhe i kurajon mekanizmat kompetentë dhe instiucionet, që ta çojnë deri në fund operacionin e tyre.

“Krimi dhe kriminelët, të çfarëdo përkatësie etnike qofshin ata, nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe në shtetin demokratik të Kosovës, të cilin po e ndërtojmë të gjithë bashkërisht”, thuhet në fund të kumtesës së AAK-së, lidhur me zhvillimet e sotme në venkalimin kufitar në Jarinë.
XS
SM
MD
LG