Ndërlidhjet

Izraeli e miratoi ndërtimin, BE dhe OKB e kritikojnë planin


Izraeli sot e ka miratuar planin për 1100 shtëpi të reja në pjesën lindore të Jerusalemit.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se plani i Izraelit “do të duhet të kthehet”, pasi i shkatërron negociatat për paqe me palestinezët.

OKB-ja poashtu e ka kritikuar planin. Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Lin Paskoe, i tha Këshillit të Sigurimit, se vendimi i Izraelit paraqet “shqetësim të veçant”.

Palestinezët menjëherë e kanë dënuar këtë plan duke e cilësuar atë si refuzim të propozimit për bisedime të reja për paqe.

Kuarteti ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, që përbëhet nga OKB-ja, BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, dje ka kërkuar që izraelitët dhe palestinezët, të kthehen në negociata brenda një muaji, me qëllim që të arrihet marrëveshja brenda një viti.
XS
SM
MD
LG