Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon dhunën në veri


Qeveria e Kosovës ka dënuar fuqishëm "dhunën e ushtruar ndaj forcave paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e strukturave kriminale në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë".

"Qeveria shpreh vendosmërinë e saj për vendosjen e plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për zhbllokimin e rrugëve, për lirinë e lëvizjes, në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës", thuhet në kumtesën e ekzekutivit kosovar.

Reagimet e dhunshme që kanë ndodhur ndaj ushtarëve të KFOR-it, Qeveria i cilëson si reagime të njerëzve që janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit, "që identifikohen me struktura kriminale, me kontrabandë dhe krim të organizuar".

Përmes komunikatës, Qeveria ka ftuar qytetarët serbë të pjesës veriore të vendit që të mos mbështesin njerëzit e dhunshëm dhe të mos mbesin peng i strukturave kriminale.
XS
SM
MD
LG