Ndërlidhjet

Egjipt, caktohen datat e “zgjedhjeve të para”


Udhëheqësia ushtarake e Egjiptit ka marrë vendim që zgjedhjet e para parlamentare që nga rënia e Hosni Mubarakut, të nisin më 28 nëntor.

Në këtë datë do të votohet për Kuvendin Popullor Legjislativ, ndërsa më 29 janar për Këshillin Shura, që është Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Njoftimi i Këshillit Ushtarak, i cili mori udhëheqjen menjëherë pas rrëzimit të Mubarakut në muajin shkurt, është bërë për agjencitë shtetërore të lajmeve.
XS
SM
MD
LG