Ndërlidhjet

Serbët sulmojnë punëtorët shqiptarë


Rreth 30 punëtorë shqiptarë dhe romë, të cilët, në kuadër të një projekti të USAID-it, kanë qenë duke pastruar brigjet e lumit Ibër, janë sulmuar nga një grup serbësh të maskuar, të cilët u janë afruar atyre nga ana veriore e lumit Ibër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se nga ky sulm, lëndime kanë pësuar së paku tre nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë. Lëndimet, sipas Hotit, nuk janë shkaktuar nga armë zjarri, por nga të rrahura.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, në vendin e quajtur “Qesmin Lluk”, janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.

Policia, sipas Hotit, është duke u marrë me hetimin dhe specifikimin e të dhënave që ndërlidhen me këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG