Ndërlidhjet

Ambasada Amerikane dënon sulmin në veri


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar fuqishëm sulmin dhe dhunën e sotme, të drejtuar në grupin multietnik të 41 punëtorëve.

Këta të fundit mësohet se ishin ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore.

"Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë, të cilët punonin për kafshatën e gojës", thuhet në kumtesë.

"Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat, të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike", theksohet, pos tjerash, në kumtesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG