Ndërlidhjet

SHBA e quan të pashpirt sulmin ndaj civilëve afganë


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin me bombë ndaj një autobusi në Afganistan, në të cilin kanë humbur jetën 16 civilë afganë, përfshirë 11 fëmijë.

Zyrtarët thonë se ngjarja ka ndodhur në provincën Herat, ndërsa militantët talibanë dyshohet se fshihen prapa saj.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, e ka quajtur “të pashpirt” sulmin, duke thënë se autorët e krimit vazhdojnë të tregojnë “mosrespektim të hapur për jetën e afganëve të pafajshëm”.

Deklarata e Shteteve të Bashkuara shpreh besimin se sulmet e tilla “nuk do ta pengojnë popullin afgan në ndjekjen e një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”.
XS
SM
MD
LG