Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet i dyshuari për sulm në Pentagon


Në Shtetet e Bashkuara është arrestuar një person me akuza se kishte planifikuar shkatërrimin e selisë së Departamentit të mbrojtjes dhe ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, duke i sulmuar ato me aeroplana të udhëhequr nga larg, e të mbushur me eksploziv.

Personi Rezvan Ferdaus, 26 vjeçar, shtetas amerikan, është arrestuar mbrëmë në Framingham afër qytetit Boston.

Autoritetet thanë se ai ishte arrestuar në një operacion me involvimin e agjentëve sekretë të Shteteve të Bashkuara, të cilët e kishin furnizuar atë me pajisje, për të cilat ai besonte se ishin armatim.

I akuzuari Ferdaus, nga autoritetet është përshkruar si i diplomuar në fizikë në një universitet në Boston, e që ishte në favor të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG