Ndërlidhjet

Pakistani kërkon që të ndalet presioni i SHBA-ve


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, u ka bërë sot thirrje Shteteve të Bashkuara, që ta ndalin fajësimin e vendit të tij për jostabilitet rajonal, derisa Uashingtoni e ka shtuar presionin ndaj Pakistanit për t’i goditur militantët.

“Loja e fajësimi duhet të ndalet dhe interesat e ndjeshëm kombëtar të Pakistanit duhet të respektohen”, tha Gilani në në tubim të liderëve politikë pakistanezë në Islamabad.

Sipas tij, “ndaj Pakistanit nuk mund të bëhet presion për të bërë më tepër”, në luftën që po zhvillohet kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG