Ndërlidhjet

Poloni, zhvillon punimet Samiti i Partneritetit


Polonia është sot nikoqire e Samitit të Partneritetit Lindor.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen në Varshavë me politikanë nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Pas takimit me aktivistët bjellorusë të të drejtave të njeriut, ministri i Jashtëm polak, Radosllav Sikorski, tha se “për aq kohë sa njerëzit në Bjellorusi të jenë të shtypur, marrëdhëniet e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe nihma më e madhe ekonomike do të jenë të pamundura”.

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, është në listën e zezë të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe nuk ka mundur të udhëtojë në samit.

Takimi i tillë është i dyti nga viti 2009, kur është mbajtur me iniciativë të Polonisë dhe Suedisë.

Ai do të vazhdojë punimet edhe nesër.
XS
SM
MD
LG