Ndërlidhjet

Petroviq kërkon vendosjen e rendit në veri


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe njëherësh ministrin për Administrim të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Në takim mësohet të jetë biseduar për gjendjen aktuale në Mitrovicë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në veri.

Të dy zyrtarët u pajtuan se barrikadat në veri "kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në këtë pjesë".

Zëvendëskryeministri Petroviq e vlerësoi jetike për normalizimin e gjendjes vendosjen e rendit dhe të ligjit.
XS
SM
MD
LG