Ndërlidhjet

Obama: Vrasja e al-Avlakit, goditje për Al Kaidën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se vrasja e Anvar al-Avlakit – militantit që konsiderohej si kërcënimi më i madh për sigurinë amerikane – është “një moment i rëndësishëm” në përpjekjet për të mposhtur rrjetin terrorist të Al Kaidës dhe aleatët e tij.

Obama i ka bërë këto komente në ceremoninë që shënonte largimin e shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, admiralit Majk Mullen.

“Vdekja e Avlakit shënon një tjetër arritje të rëndësishme në përpjekjet për të mposhtuar Al Kaidën dhe bashkëpunëtorët e saj. Për më tepër, ky sukses i kontribuohet komunitetit tonë të inteligjencës dhe përpjekjeve të Jemenit dhe forcave të tij të sigurisë, që kanë punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Obama.

Ministria jemenase e Mbrojtjes ka njoftuar më herët se al-Avlaki, një predikues radikal mysliman i lidhur me krahun e Al Kaidës në Jemen, është vrarë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ai është vrarë në një sulm të CIA-s.
XS
SM
MD
LG