Ndërlidhjet

Sarkozi e Merkel, sërish për Greqinë


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se në ditët e ardhshme do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar problemet e borxhit të Greqisë.

Pas takimit me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, në Paris, Sarkozi tha se është siguruar nga lideri i Greqisë se Athina do t'i kryejë obligimet e saj, në këmbim të ndihmës evropiane.

Papandreu premtoi transparencë të plotë në përpjekjet për zvogëlimin e borxhit, derisa u largua nga pallati presidencial.

Athina është në pritje të marrjes së këstit të ri nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do ta ndihmonte atë të shmangte moslikuidimin e borxhit.
XS
SM
MD
LG