Ndërlidhjet

Irani mbështet palestinezët


Lideri suprem i Iranit kundërshtoi të gjitha përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez përmes krijimit të dy shteteve.

Ajatollah Ali Hamnei tha se palestinezët nuk duhet të kufizojnë synimin për pavarësinë e tyre në kërkesën për anëtarësim si shtet i ndarë nga Izraeli në Kombet e Bashkuara, ngase, siç ka thënë ai, “I gjithë territori u takon palestinezëve”.

Këto komente ai i bëri në një konferencë pro-palestineze në Teheran ku gjithashtu theksoi se “synimi ynë është paqja për palestinën e jo vetëm për një pjesë të saj”.
XS
SM
MD
LG