Ndërlidhjet

Baraliu emërohet rektor i UPz-së


Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë në Kosovë, Ramë Buja, nënshkroi të shtunën vendimin, me të cilin Dr. Mazllum Baraliu emërohet Rektor i Universitetit Publik të Prizrenit (UPz), njoftoi ministria e arsimit.

Mësohet se emërimi i Dr. Baraliut të jetë bërë në bazë të vendimit të bordit të përkohshëm të UPz-së, i cili i propozoi ministrit tre kandidatë të mundshëm për rektor.

Propozimet thuhet u bënë pas votimit të fshehtë të anëtarëve të bordit- votim, i cili u realizua pas intervistimit të gjithë kandidatëve.
XS
SM
MD
LG