Ndërlidhjet

Britania do që fëmijët të pijnë më pak duhan


Anglia ndaloi të shtunën shitjen e cigareve në makinat shitëse si përpjekje për të zvogëluar pirjen e duhanit nga fëmijët.

Sekretari i Shëndetësisë, Endru Lenslej, tha se me këtë vendim synohet të mbrohen fëmijët duke u zvogëluar atyre mundësitë për blerjen e cigareve.

Ai tha se makinat shitëse të cigares nuk mbikëqyren në shumicën e rasteve duke e bërë të lehtë blerjen e tyre nga fëmijët.

Fonacioni Britanik i Zemrës-një organizatë bamirëse, vlerëson se rreth 200 mijë të rinj nisin pirjen e rregullt të duhanit brenda një viti, ndërsa 11 përqind e duhanpirësve prej moshës 11 deri në moshën 15 vjeçare i blejnë cigaret në makinat shitëse.

Shitja e duhanit personave nën moshën 18 vjeçare është e paligjshme në Britani.
XS
SM
MD
LG