Ndërlidhjet

Armenët duan zgjedhje të parakohshme


Qindra mbështetës të opozitës në Armeni kanë okupuar të shtunën Sheshin Qendror të Lirisë në Jerevan, për të dytën herë, që kur nisën protestat e planifikuara një- javore.

Protesta nisi të premtën, kur diku 6000 njerëz u mblodhën dhe ngritën 20 tenda-veprim që nuk u kundërshtua nga policia.

Aleanca opozitare-Kongresi Nacional i Armenisë, tha se përmes protestave synohet të vazhdojë presioni ndaj qeverisë për të mbajtur zgjdhjet presidenciale dhe parlamentare para fundit të këtij viti.

Sidoqoftë, autoritetet kanë hedhur poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke i cilësuar protestat si një taktikë të thjeshtë politike për të tërhequr më shumë mbështetës para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG