Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: Situata në Sirte, e tmerrshme


Janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Sirte, përderisa trupat e Këshillit të Përkohshëm Kalimtar të Libisë po luftojnë me forcat besnike të Muamer Gadafit për të marrë kontrollin e këtij qyteti.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq, tha se spitali i qytetit ka mungesë të furnizimeve thelbësore dhe se të plagosurit nuk mund të dërgohen atje për shkak të përleshjeve dhe bombardimeve të NATO-s.

Një tjetër punonjëse e Kryqit të Kuq, Karen Strag ka thënë për Reuters se shpreson që furnizimet e kësaj organizate të shpërndahen atje ku ka nevojë.

“Ne kemi një ekip që është nisur drejt Sirtes dhe me vullnetin e Zotit ne do mund t’i shpërndajmë artikujt brenda ditës së sotme” ka thënë Strag.

Qytetarët raportohet të kenë mbushur makinat e tyre me karburant në vlerë deri në 800 dollarë për të ikur nga përleshjet.
XS
SM
MD
LG