Ndërlidhjet

Sirte braktiset gjithnjë e më shumë


Mijëra njerëz janë duke ikur nga qyteti libian Sirte në kohën kur atje po ndodhin luftime të ashpra ndërmjet luftëtarëve të Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe luftëtarëve besnikë të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Forcat e KKT-së kanë synuar të marrin kontrollin mbi Sirten për më shumë se dy javë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se më shumë se 10 mijë njerëz kanë braktisur Sirten-një qytet 70 mijë banorësh.

Njerëzit që kanë arritur ta lëshojnë qytetin kanë thënë se, për shkak të mungesës së mjeteve mjekësore, në qytet kanë vdekur shumë njerëz.

Punëtorët ndihmës të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thanë se për shkak të luftimeve nuk kanë mundur të dërgojnë mjete të tilla në spitalin e qytetit, ndërsa theksuan se do ta bëjnë këtë sapo të qetësohet situata.
XS
SM
MD
LG