Ndërlidhjet

Prishtinë: Vritet një zyrtar komune në vendin e tij të punës


Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu është vrarë sot në mëngjes, në vendin e tij të punës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.

“Sot në mëngjes është vrarë Remzi Salihu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ai është vrarë në zyrën e tij. Policia është duke i bërë hetimet”, deklaroi Gashi.

Ndërkohe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha së policia tash për tash mund të konfirmoj së një person është vrarë në Komunës e Prishtinë në lagjen Arbëria dhe se një tjetër është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e vrasjes.

Aktualisht, nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
XS
SM
MD
LG