Ndërlidhjet

Kastrati: Barrikadat janë politike


Situata e sigurisë në Mitrovicë vazhdon të mbetet e qetë, por me tensione për shkak të aktiviteteve kriminale të grupeve serbe dhe strukturave paralele në veri, vlerësoi në takimin e së hënës komitetit lokal i sigurisë që mbahet në kuadër të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se përforcimi i barrikadave që po vazhdon në veri po bëhet me qëllim të strukturave paralele serbe për ta shndërruar veriun në temë politike.

“Këto janë barrikada politike, të cilat po krijojnë probleme për qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike”, u shpreh ai.
XS
SM
MD
LG