Ndërlidhjet

Qeveria dënon vrasjen e Salihut


Qeveria e Kosovës dënoi aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

“Ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cenim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës”, thuhet në një komunikatë për media të ekekutivit koosvar.

Qeveria u kërkoi organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate “që kryesit e këtij akti kriminal sa më shpejtë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Qeveria e Kosovës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
XS
SM
MD
LG