Ndërlidhjet

AAK reagon ndaj vrasjes së Salihut


Rreth vrasjes drejtorit të Departamentit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, ka reaguar edhe partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK, duke e cilësuar kët akt si krim të patolerueshëm, kërkon që institucionet dhe shteti ligjor të mbrohen me çdo kusht.

“AAK, e tronditur thellë nga kjo ngjarje, e dënon fuqishëm këtë krim, duke e konsideruar atë si një akt të drejtuar direkt kundër shtetit ligjor, rendit dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. AAK, në këto momente të rënda pikëllimi, ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Salihu dhe të gjtihë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit në Komunën e Prishtinës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
XS
SM
MD
LG