Ndërlidhjet

LDK: Të zbardhet vrasja e Salihut


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënoi ashpër “krimin e tmerrshëm”, vrasjen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

“Vrasja e sotme, në Prishtinë, e kryer në mes të ditës, në zyrën e punës dhe në orarin e punës, është një akt i tmershëm, i patolerueshëm dhe gjerësisht i dënueshëm”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe dënimin e kryrësit të kësaj vepre të tmerrshme.
Vetëm duke ndjekur dhe dënuar me vendosmëri kriminelët, qytetarët e Kosovës mund të kthejnë besimin se mund të jetojnë jetën e tyre dhe mund të punojnë edhe këtu ashtu si në çdo vend normal”, thuhet në komunikatën që lëshoi zyra për informim e LDK-së.
XS
SM
MD
LG