Ndërlidhjet

Sulmojnë rrëmbyesit e armatosur


Forcat e sigurisë në Irak kanë sulmuar një ndërtesë të qeverisë lokale në krahinën Anbar në perëndim të vendit për të shpëtuar të rrëmbyerit nga një grup i sulmuesve të armatosur.

Disa njerëz thuhet se u vranë gjatë këtij aksioni, por nuk u bë menjëherë e qartë se a janë vrarë personat në fjalë gjatë këtij sulmi.

Sipas raporteve, të gjithë sulmuesit-diku gjashtë apo shtatë, u vranë gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se sa, në fakt, ishte numri i të rrëmbyerve dhe se a u vra ndonjëri nga ata.
XS
SM
MD
LG