Ndërlidhjet

Maqedoni-Kosovë: Marrëveshje për bashkëpunim policor


Ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, sot në Ohër nënshkruan marrëveshjen për formimin e një Kontakt Qendre të përbashkët për shkëmbin të informative.

“Formimi i Qendrës kontaktuese do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë në punët e policisë së dy shteteve, Maqedonisë dhe Kosovës, me qëllim të tejkalimit të barrierave gjegjësisht racionalizimin e resurseve dhe shfrytëzimin e tyre të drejtë”, deklaroi ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, nuk e përjashtoi mundësinë, që ngjajshëm si në rastin me Serbinë, marrëveshje për kalimet kufitare vetëm me letërnjoftime, Maqedonia të nënshkruaj edhe me Kosovën. Sipas Rexhepit kjo do të arrihet pasi qytetarët e Kosovës të furnizohet me letërnjoftime biometrike.

“Kosova vitin e ardhshëm e fillon prodhimin e letërnjoftimeve biometrike, që është si parakusht që të nënshkruhet kjo marrëveshje, ndërsa gjatë këtij muaji do të fillojmë me dhënien e pasaportave biometrike. Letërnjoftimet i kemi shtyrë për shkak që edhe nuk kanë qenë të domosdoshme edhe për arsye buxhetore, dhe vitin e ardhshëm do të fillojë edhe prodhimi i letërnjoftimeve, që janë si parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes për kalim vetëm me letërnjoftime”, ka deklaruar ministri Rexhepi, i cili në Ohër merrë pjesë në forumin e ministrave të punëve të brendshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum, ku ishte i pranishëm edhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, dhe eurokomisionarja, Sesilija Mallmstrom, do të diskutohet për çështjet e sigurisë, të liberalizimit të vizave, për politikat migruese, luftën kundër krimit të organizuar dhe çështje të tjera.

Raportohet se ky ishte forumi i parë ku merrnin pjesë zyrtarët e lartë të Kosovës dhe të Serbisë.
XS
SM
MD
LG