Ndërlidhjet

Karzai viziton Indinë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot do të fillojë një vizitë në Indi. Vizita vjen pas tensioneve në mes të qeverisë së Karzait dhe Pakistanit, rivali tradicional i Indisë, i cili ka kufij si me Afganistanin edhe me Indinë.

Karzai pritet të takohet me kryeministrin indian, Manmohan Singh dhe të nënshkruaj marrëveshje që tentojnë të forcojnë marrëdhëniet në mes të këtyre dy vendeve. Raportet thonë se forcimi i lidhjeve ka të bëjë me disa plane për të zmadhuar rolin e Indisë në Afganistan.

Marrëdhëniet në mes Pakistanit, administratës së Karzait dhe Shteteve të Bashkuara, janë tensionuar kohëve të fundit, pas akuzave afgane dhe amerikane, sipas të cilave agjencitë e Pakistanit kanë mbështetur militantët rreth vrasjes së ish presidentit afgan Burhanudin Rabani muajin e kaluar dhe rreth sulmeve të tjera në Afganistan.

India poashtu akuzon Pakistanin se ka pasur lidhje me militantët që kanë kryer sulme që kanë pasur për shënjestër indianët. Ndërsa zyrtarët pakistanez kanë mohuar të kenë lidhje me sulme të tilla.
XS
SM
MD
LG