Ndërlidhjet

Pritet të shpallet fituesi i Nobelit për Fizikë


Fituesi i çmimit Nobel për Fizikë në vitin 2011 do të publikohet gjatë ditës.

Çmimi për fizikë është i dyti i këtij lloji që po shpallet këtë vit.

Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda të hënën tre hulumtuesve, gjetjet e të cilëve për sistemin e imunitetit të njeriut kanë mundur të ndihmojnë trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të kancerit.

Fillimisht, gjysma e këtij çmimi iu nda Brus Bojtlerit dhe Xhuls Hofmanit, ndërsa pjesën ( pesë nga dhjetë milionë krunat suedeze) tjetër e fitoi kanadezi, Ralf Shtajnman.

Mirëpo, ky i fundit kishte vdekur më 30 shtator të këtij viti.

Edhe pse, sipas statutit të Nobelit nuk lejohet ndarja e çmimeve post-mortum, komiteti tha se nuk do ta ndryshojë vendimin.
XS
SM
MD
LG