Ndërlidhjet

Vdes njëri nga ish-krerët e Yukos


Një ish-drejtues i kompanisë rusë Yukos, i cili ishte burgosur në 2006-tën kur po rënkonte nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur në moshën 39 vjeçare.

Familja e Vasili Aleksanjanit i tha kanalit televiziv në internet “Dozhd” që anëtari i familjes së tyre të ketë ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Aleksanjan ishte zëvendës-president i Yukos, kompanisë më të madhe të naftës në Rusi.

Ai pat shërbyer në kompaninë në fjalë edhe në kohën e arrestimit të pronarit të saj, Mikhail Kodorkovski- veprim që cilësohej të kishte hakmarrje politike e presidentit të atëhershëm të Rusisë, Vlladimir Putin.

Aleksanjan ishte arrestuar në vitin 2006 lidhur me akuzat për përvetësim dhe shpërlarje parash.

Ai ishte diagnostifikuar me AIDS shkurt pas arrestimit të tij; më pas mori tuberkulozin, ndërsa vdiq gati i verbër me kancer në mëlçi.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar “jonjerëzor” trajtimin e Aleksanjanit në burgun rus.

Akuzat kundër tij ranë në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG