Ndërlidhjet

Ministrat e Eurozonës vonojnë vendimin për Greqinë


Ministrat e financave të Eurozonës që janë takuar në Luksemburg, kanë shtyrë vendimin e tyre rreth ndihmës financiare për Greqinë, përderisa auditorët ndërkombtarë po vazhdojnë inspektimin e tyre për problemet financiare të këtij vendi.

Zhan Klod Junker, udhëheqës i Euro grupit, tha se inspektorët të cilët janë duke vlerësuar nëse Greqia ka bërë mjaftueshëm progres për t'u kualifikuar për fondin e ardhshëm prej 8 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombtar, nuk do ta kenë raportin të gatshëm deri me 13 tetor.

Në anën tjetër Greqia ka thënë se pa ndihmën financiare, do të mbetet pa para për të paguar obligimet e saj në mes të këtij muaji.

Junker, i cili njëherazi është edhe kryeministër i Luksemburgut, insistoi se nuk ka mundësi që për shkak të borxhit Greqia ta braktisë valutën e euros.

"Askush nuk e ka mbrojtur një dështim për Greqinë. Gjithqka do të bëhet për ta shamngur atë dhe do ta shmangim, dhe askush nuk e mbron një gjë të tillë - largimin e Greqisë nga eurozona. Unë i mohoj vendosmërisht të gjitha ato thashetheme se Greqia do ta lë eurozonën dhe gjithashtu mohoj vendosmërisht të gjitha thashethemet që lidhen me qfarëdo dështimi të Greqisë", është shprehur Junker.

Në mes të shqetësimeve më të mëdha rreth krizës financiare, është fakti se të hënën valuta e euros ra më poshtë se 1.32 dollarë, që shënon nivelin më të ultë kundrejt dollarit që nga janari, ndërsa indekset kryesore të aksioneve amerikane janë mbyllur në nivelet e tyre më të ulëta në më shumë se një vit.

Ndërkohë, sot në Athinë, puntorët e sektorit publik bllokuan hyrjet e disa ministrive si shenjë proteste kundër masave të rrepta që ka ndërmarrë qeveria, si pasojë e përballjes me probleme të borxhit.
XS
SM
MD
LG