Ndërlidhjet

Ndahet çmimi Nobel për Fizikë


Tre hulumtuesit amerikanë, Saul Perlmuter, Brajen Shmit dhe Edem Ries, kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2011, njoftoi Komitetit i Nobelit.

Shkencëtarët në fjalë kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke përshpejtuar në vend se të ngadalësohet-ashtu siç mendohej më pare.

Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda të hënën tre hulumtuesve, gjetjet e të cilëve për sistemin e imunitetit të njeriut kanë mundur të ndihmojnë trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të kancerit.

Fillimisht, gjysma e këtij çmimi iu nda Brus Bojtlerit dhe Xhuls Hofmanit, ndërsa pjesën ( pesë nga dhjetë milionë krunat suedeze) tjetër e fitoi kanadezi, Ralf Shtajnman.

Mirëpo, ky i fundit kishte vdekur më 30 shtator të këtij viti.

Edhe pse, sipas statutit të Nobelit nuk lejohet ndarja e çmimeve post-mortum, komiteti tha se nuk do ta ndryshojë vendimin.
XS
SM
MD
LG