Kosova, qytetarët e së cilës janë të vetmit në Ballkan, që ende u duhen viza për udhëtim në Bashkimin Evropian, ka bërë progres të rëndësishëm në bisedimet me Brukselin për liberalizim të vizave, tha komisionarja e BE-së për çështje të brendshme, Sesilia Malstrom.
“Ne para afro një muaji dërguam mision dhe pamë se në Kosovë është bërë përmirësim i konsiderueshëm”, tha zonja Malstrom, dhe shtoi se është e nevojshme që të bëhet më tepër.
Këto komente ajo i bëri para gazetarëve mbrëmë në Ohër të Maqedonisë.
Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ishin liruar nga regjimi i vizave në dhjetor të vitit 2009, ndërsa një vit më vonë, në liberalizim të vizave u përfshinë edhe Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina.