Ndërlidhjet

Shqipëri: Deri në vitin 2013 shkatërrohen depot e municioneve


Qeveria e Shqipërisë thotë se deri në vitin 2013 pritet përfundimi i shkatërrimit të depove masive të municionit nga periudha komuniste.

Ministri i mbrojtjes, Arben Imami, sot në fjalimin e tij në Konferencën për Demilitarizim në Tiranë, tha se kjo nënkupton shkatërrimin e afro 45 tonelatave të mbetura të municionit dhe mbyllja e 22 depove, që ndodhen afër hapësirave të banuara.

Shqipëria, që prej vitit 2009 është anëtare e NATO-s, ka trashëguar qindra mijëra tonelata të municionit nga regjimi komunist, i cili u përmbys në vitin 1990.

Shumë vende anëtare të aleancës dhe institucionet ndërkombëtare i kanë ofruar Shqipërisë ndihmë financiare dhe teknike për shkatërrimin e municionit të vjetruar.

Nga një shpërthim i fuqishëm në një depo afër Tiranës, në vitin 2008, ishin vrarë 26 vetë.
XS
SM
MD
LG