Ndërlidhjet

Sot shpallet çmimi Nobel për Kimi


Fituesi i çmimit Nobel 2011 për Kimi për pritet të shpallet sot. Është ky çmimi i fundit Nobel për arritje në fushën shkencore që shpallet këtë javë, pas atij të mjeksisë të hënën dhe të fizikës që u shpall të enjten e kaluar.

Ndërsa fituesi i çmimit Nobel për letërsi do të shpallet të enjten për të pasuar të premten çmimi Nobel për paqe i këtij viti.

Çmimet Nobel janë themeluar me vullnetin e industrialistit suedez, Alfred Nobel dhe kanë vazhduar që nga viti 1901.

Në vitin 1968, Banka Qendore e Suedisë vendosi edhe çmimin për shkencat ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, çmim ky që këtë vit pritet të shpallet me 10 tetor.
XS
SM
MD
LG