Ndërlidhjet

Shefi i EULEKS-it e përfundoi vizitën në Shqipëri


Në takimin ndërmjet ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, dhe shefit të misionit EULEKS në Kosovë, Ksavier de Marnjak, pos tjerash, është biseduar edhe për çështjen e hetimeve lidhur me akuzat për trafikim të organeve njerëzore nga dokuementi i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

“Autoritetet shqiptare janë të hapura dhe i mbështesin të gjitha hetimet në territorin shqiptar, për dyshimet për trafikim të organeve, të pretenduara nga raporti i Dik Martit”, tha minsitri Haxhinasto.

Ai theksoi se Shqipëria është “e interesuar për hetime të thella dhe bindëse” dhe shtoi se Tirana është “e sigurt se ato do të provojnë se akuzat janë të rrejshme dhe ne dëshirojmë që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë”.

Shefi i EULEKS-it ka theksuar se prokurori i caktuar nga ky mision, që do të zhvilloj hetime për këtë rast, gjatë javëve të ardhshme do të arrijë në Shqipëri.

“Është në interes të gjithë rajonit, që ky hetim të arrijë konkluzë të qartë dhe që të jetë në gjendje ta mbyllë këtë tregim”, tha Marnjak.

Pos, me ministrin Haxhinasto, zoti Marnjak është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha.

Marnjak ka vlerësuar se “ky ishte një udhëtim shumë i suksesshëm”.
XS
SM
MD
LG