Ndërlidhjet

“Funksionalizohet” jeta në barrikada


Në barrikadat e vendosura në rrugët kryesore në veri të Kosovës, pjesëtarë të komunitetit serb kanë vendosur tenda, kanë instaluar rrymën brenda tyre, kanë vendosur televizorë dhe po ngrohen me ndezjen e drurëve.

Mediat serbe njoftojnë se në këto barrikada, kujdestaritë po organizohen në ndërrime gjashtë-orëshe.

Barrikadat janë ngritur nga pjesëtarë të komunitetit serb, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganave të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të situatës”.
XS
SM
MD
LG