Ndërlidhjet

FMN i jep hua Afganistanit


Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se ka arritur një marrëveshje provuese me Afganistanin për dhënien e një huaje që kap vlerën prej 129 milionë dollarësh për tri vitet e ardhshme.

Bordi Executiv i FMN-së do ta shqyrtoj miratimin e kësaj marrëveshje në muajin nëntor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha përmes një deklarate që autoritetet afgane të kenë bërë “progres të rëndësishëm” në menaxhimin e krizës së Bankës në Kabul, e cila gati kollapsoi në vitin e kaluar për shkak të keqmenaxhimit dhe dhënies së huave të dyshimta.

Deklarata citon Aksel Shimelpfenig, i cili udhëhoqi një operacion të FMN-së në Kabul, të ketë thënë se pavarësisht “situatës së paqëndrueshme të sigurisë” dhe thatësirës, GDP-ja në Afganistan do të duhej të rritej prej gjashtë deri në tetë për qind përgjatë tri viteve të ardhshme-sa parashihet të zgjas zbatimi i planit.
XS
SM
MD
LG