Ndërlidhjet

Drevs flet për sigurinë në Kosovë


Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, do të mbajë gjatë ditës një konferencë për media për të dhënë detaje për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë-me theks të veçantë te pjesa veriore e vendit.

Konferenca për gazetarë e komandantit gjerman është e para në postin e kreut të misionit e, në të njejtën kohë, e para që nga konfrontimi i KFOR-it me serbët e vendosur në barrikadat rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës.

Adresimi para mediave vjen një ditë pas takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, të cilët diskutuan operacionet ushtarake të Aleancës veri-atlantike në botë-përfshirë Kosovën.
XS
SM
MD
LG