Ndërlidhjet

Ndërron jetë Ramiz Alia


Presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, vdiq në moshën 85 vjeçare në Tiranë.

Alia u zgjodh president në zgjedhjet e para pluraliste të shtetit në vitin 1991, pak muaj pas rënies së regjimit komunist.

Ai dha dorëheqje një vit më pas kur opozita e atëhershme-e sapokrijuara Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e marsit të vitit 1992.

Alia u pasua nga Sali Berisha-kryeministri aktual i shtetit shqiptar.

Ai pat marrë përsipër drejtimin e partisë pas vdekjes së diktatorit komunist, Enver Hoxha më 1985.

Ish-presidenti i Shqipërisë ndërroi jetë të premtën në mëngjes pas problemeve me mushkëri.

Ai la pas vetes dy vajza dhe një djalë.
XS
SM
MD
LG