Ndërlidhjet

Shpallen fituesit e çmimit Nobel për Paqe



Çmimi Nobel për Paqe 2011 do të ndahet në pjesë të barabarta në mes të Ellen Xhonson Sirllif, Leima Gboue dhe Tauakul Karman, për betejën e tyre jo të dhunshme, në sigurinë për gratë dhe për të drejtat e grave në pjesëmarrje të plotë në ndërtimin e paqes.

“Nuk mund të arrijmë demokracinë dhe paqen afat-gjatë në botë, nëse gratë nuk kanë mundësitë e njejta sikur burrat për të ndikuar zhvillimet në të gjitha nivelet e shoqërisë”, thuhet në arsyetimin e Komitetit Norvegjez të Nobelit.

Ellen Xhonson Sirllif është presidentja e parë femër e zgjedhur me vota demokratike në Afrikë. Leima Gboue ka mobilizuar gratë e të gjitha etnive dhe besimeve në Liberi, për t’i dhënë fund luftës atje. Tauakul Karman ka pasur rolin kyç në betejën për të drejtat e grave dhe për paqe e demokraci në Jemen.

Të enjten u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, të mërkurën çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën u nda Nobeli për Mjekësi. Të hënën e ardhshme ndahet çmimi për Ekonomi.
XS
SM
MD
LG