Ndërlidhjet

Vriten dy protestues kurd


Forcat e sigurisë së Sirisë, vranë së paku dy persona sot duke vënë zjarr mbi turmat që ishin mbledhur për ta nderuar aktivistin e vrarë opozitar.

Aktivistitët thonë se të shtënat ndodhën gjatë kohës kur mijëra njerëz po merrnin pjesë në funeralin e Mashal Tamos, i cili u vra të premten në qytetin Kamishli.

Protestuesit thirrnin për largimin e presidentit Bashar al-Asad. Ndërkohë që shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton sot e ka dënuar këtë vrasje “me termet më të rënda” duke shtuar se “kjo është vazhdimësi e vrasjeve të cilat janë totalisht të papranueshme”.
XS
SM
MD
LG